Prapaskena

PD mbledh grupin, kërkon Vetting për politikanët

Publikuar: 18/10/2021

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin e saj parlamentar në selinë blu për të diskutuar në lidhje me Reformën Territoriale, Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese.

Mësohet se PD-ja më në krye Lulzim Bashën ka vendosur që të kërkojë sërish që politikanët t’i nënshtrohen procesit të Vettingu-t njësoj si strukturat e drejtësisë.

Të mërkurën në Kuvend, Partia Demokratike do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese, reformës territorial dhe asaj zgjedhore. Kërkesa për Vettingu-n e politikanëve do të dorëzohet gjithashtu të mërkurën në Kuvendin e Shqipërisë.



Më të lexuarat