Ndahet nga ish-Sekretari i Shtetit në SHBA, Colin Powell ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Powell ishte Sekretari i parë i Shtetit me ngjyrë, dhe një udhëheqës ushtarak i dalluar në administratën republikane që ndikoi në formësimin e politikës së jashtme amerikane në vitet e fundit të shekullit të 20-të dhe vitet e para të shekullit 21.
CNN raporton se Powell ndërroi jetë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.
“Gjenerali Colin L. Powell, ish -Sekretari amerikan i Shtetit dhe Kryetar i Shtabit të Përgjithshëm, vdiq këtë mëngjes për shkak të komplikimeve nga Covid 19,” shkroi familja Powell në Facebook.
“Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur,” thanë ata, duke vënë në dukje se ai ishte plotësisht i vaksinuar.
Colin Powell ka vizituar Shqipërinë në vitin 2003, ku është pritur nga kryeministri i asaj kohe Fatos Nano dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta.
Ai mbështeti nënshkrimin e një marrëveshjeje në atë kohë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë për integrimin në NATO, e njohur edhe si Karta e Adriatikut që i hapi rrugën integrimit të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut Verior.