Në “Politiko” në Top News mbrëmjen e sotme u diskutua tema “Dilema Berisha-Basha”. Në debatin e gjerë se kush duhet të drejtojë PD për ta kthyer në pushtet, gazetari Alfred Lela i bëri një pyetje deputetit të Bashës, Agron Gjekmarkaj:
Çfarë duhet të ndodhë që Basha të japë dorëheqjen?
Ndërkohë Gjekmarkaj dha një përgjigje diplomatike duke thënë se ditën që do të humbë kur të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme.
“Përgjigja nuk do kënaqë askënd, as mua, as ty as publikun. Kur të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, dhe të humbë me to. Fundi i vjen kujtdo,” tha Gjekmarkaj.