Prapaskena

“Po digjemi”, momenti tronditës kur nënë e bir hidhen nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve në Astir

Publikuar: 17/10/2021

Është publikuar video nga momenti kur 62-vjeçarja me djalin e saj në Astir hidhen nga ballkoni për t’u shpëtuar fakëve që përfshinë apartamentin e tyre.

Nga pamjet e “Faxnews” shihet sesi Havana dhe Klodian Osmënaj rrinë në ballkon për të shpëtuar nga flakët, teksa dëgjohen tek thonë “po digjemi”. Është 62-vjeçarja e para që ngjitet dhe varet në parmakë e varur në ballkon, por duart nuk e mbajnë më dhe rrëshjet e bie.

Më pas është ngjitur edhe Klodiani dhe është hedhur nga kati i tretë. Në video dëgjohet edhe dëshmitarja që pa ngjarjen duke bërtitur.

Kujtojmë që një banesë u përfshi nga flakët tre ditë më parë në Astir, ku nënë e bir u hodhën nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve. Si pasojë humbi jetën nëna, ndërsa i biri mbeti i plagosur.



Më të lexuarat