Prapaskena

Detajet/ Nëna që mbeti viktimë e zjarrit në Astir, nuk e braktisi kurrë djalin agresiv

Publikuar: 17/10/2021

Në derën e familjes Osmënaj, banesa e së cilës ndodhet në katin e tretë të pallatit Fratari, i cili ndodhet në rrugën “Tom Plazha”, policia kishte shkuar disa herë.

Shkak i vizitës së bluve të komisariatit nr.6 ishin denoncimet e shumta të banorëve të këtij pallati, pasi Klodian Osmënaj e dhunonte dhe grindej shpesh herë me nënë e tij 62-vjecare Hava Osmënaj, e cila mbeti viktimë e teagjedisë së mëngjesit të djeshëmm, njofton FaxWeb.

Edhe pse e moshuara dhunohej vazhdimisht nga djali i saj ajo asnjëherë nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje, apo të kishte bërë kallëzim në polici për dhunë në familje.

Sipas informacioneve që Fax News ka siguruar, mësohet se viktima e tragjedisë së djeshme edhe pse dhunohej nga djali nuk nuk kish pranuar që të pajiset me urdhër mbrojtje edhe kur i ish ofruar, pasi sipas saj djali i saj agresiv dhe me probleme mendore kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

Ndërkohë mësohet se ekspertët pas mbledhjes të të gjithë provave në banesën e shkrumbuar është në pritje të përgjigjes së ekspertizës për të mësuar vatrën e parë të zjarrit.

Përvec banesës së familjes Osmënaj e cila është shkrumbuar tërësisht, mësohet se dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në katin e tretë, ku dëmtime kanë pasur dyert e katit ku ndodhej banesa. Gjithashtë mësohet se si pasojë e flakëve ka marrë dëmtime edhe një fqinje e nënë e bir.

Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasen me iniciale M. G., rreth 50-vjecce, e cila ka marrë dëmtime të lehta pasi tentoi të shpetonte nga djegia tenden e ballakonit të saj, që ndodhet një kat sipër banesës së shkrumbuar.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së shtunës rreth orës 05:40, në zonën e Astirit. Ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjec, në caste paniku, u hodhën nga ballkonj për t’u shpëtuar flakëve, ku Havaja, humbi jetën ndërsa djali i saj ndodhet në spital.



Më të lexuarat