Situata e Covid-19 në Shqipëri, 3 viktima dhe 428 raste të reja

Pa Kategori

Publikuar: 16/10/2021

Situata e Covid-19 në Shqipëri, 3 viktima dhe 428 raste të reja

3 viktima dhe 428 raste të reja me Covid -18 janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk e kanë fituar betejën me COVID19, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Ndërkohë janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat,  Rroskovec, Konispol.

Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

 Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428
Të shëruar në 24 orë      501
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                3,549

Testime totale              1,257,173
Raste pozitive                177,536
Raste të shëruara           168,437
Raste Aktive                     6,289
Humbje jete                     2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            3036
Durrës            745
Fier                 663
Shkodër         502
Elbasan          238
Lezhë              185
Gjirokastër      202
Berat              184
Vlorë              144
Korçë             161
Kukës             148
Dibër              81