Katër persona nga Shkupi kanë përfunduar në pranga pasi u kapën duke blerë vota, njoftoi MPB.
Ata u ndaluan në rajonin e Draçevës në Shkup duke shpërndarë para në këmbim të votës.
MPB njoftoi se tek personat e ndaluar janë gjetur 121,000 denarë dhe 250 euro. Ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale.