Habit vajza e ministrit: Kam punuar në Call Center, s’kam asnjë lekë në bankë

Pa Kategori

Publikuar: 16/10/2021

Habit vajza e ministrit: Kam punuar në Call Center, s’kam asnjë lekë në bankë

Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Aleksia ka habitur me deklaratën e saj, duke thënë se të qenurit vajza e ministrit nuk e ka priviuar atë të jetë ndryshe nga vajzat e tjera.

Në një intervistë për Ora News, 19-vjeçarja u shpreh se ka punuar në Call Center dhe se aktualisht në llogarinë e saj bankare nuk ka asnjë lekë.

Ajo thotë se dëshiron të ja nis nga zero teksa shton se lekët që merr i harxhon.

PJESË NGA INTERVISTA:

Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale”, shprehet ajo.

Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.

Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon.

Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj.