“Ka edhe viktima”/ Denoncimi i Arlind Qorit: Minatorët e Samir Manes paguhen keq dhe punojnë në kushte të vështira

Pa Kategori

Publikuar: 15/10/2021

“Ka edhe viktima”/ Denoncimi i Arlind Qorit: Minatorët e Samir Manes paguhen keq dhe punojnë në kushte të vështira

Pedagogu Arlind Qori denoncoi në emisionin “Zona Zero” situatën e vështirë të minatorëve në Bulqizë, ku ka miniera edhe biznesmeni Samir Mane.

Qori tha se Mane i ka një borxh të madh qytetarëve, ndërsa shtoi se minatorët në Bulqizë janë vazhdimisht në rrezik për jetën, te keqtrajtuar dhe të keqpaguar.

“Edhe mafiozët në Italianë e jugut paguajnë taksa.Pyetja shtrohet nga vijnë këto para. Samir Mane dhe oligarkët e tjerë u kanë borxhe qytetarëve dhe punëtorëve të tyre. Ne duhet të kërkojmë llogari që të paguajnë më tepër taksa. Ata i kanë një borxh shoqërisë.

Minatorët në Bulqizë, minatorët e AlbChrome, punojnë në kushte shumë të vështira dhe paguhen keq. Një herë në disa javë, një herë në disa muaj ka të vdekur”, tha Qori.

Aq e rëndë është gjëndja në miniera, sa Qori tha mjafton që oligarkët t’i fusim një ditë brenda në galeri dhe kjo ishte një lloj drejtësie, për të gjitha padrejtësisë që bëhen.

“Drejtësi nuk është që oligarkët të futen në burg. Mjafton t’i fusim vetëm një ditë në minierë. Të shohim nëse do pranojnë apo jo. Po ua them se kushtet e minatorëve janë të rrezikshme dhe keqtrajtohen. Kjo nuk ndodh në asnjë sektor tjetër”, tha Qori.