Deputeti ka ndërhyrë për të shpëtuar Berishën? Ambasadorja Yuri Kim publikon memorandumin kundër korrupsionit: Vendimi për shpalljen ‘Non Grata’ nuk negociohet

Pa Kategori

Publikuar: 15/10/2021

Deputeti ka ndërhyrë për të shpëtuar Berishën? Ambasadorja Yuri Kim publikon memorandumin kundër korrupsionit: Vendimi për shpalljen ‘Non Grata’ nuk negociohet

Ambasadorja amerikane të Tiranë Yuri Kim ka publikuar sot memorandumin kundër korrupsionit duke dhënë sërish një mesazh të fortë për ata që janë të përfshirë.

Yuri Kim deklaron se përcaktimi 7031 C nuk i nënshtrohet negocimit dhe se pavarësisht pretendimeve faktet janë të pamohueshme.

“7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Pres. Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Dje në media është deklaruar nga Baton Haxhiu se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës nga shpallja “non grata”.