Kreu i PD-së Lulzim Basha është përplasur dhe me ish-zëvendëskryeministrin Erion Braçe, për të cilin thoshte se ditën firmoste rritjen e çmimeve të karburantëve dhe natën shante qeverinë.
Në këto momente Braçe po qeshte në mënyrë ironike nga vendi ku ishte ulur, ndërkohë që Basha u shpreh: U shkrive, kushedi sa kohë ke që nuk qesh!
“Kush e shtoi 240 lekë çmimin e karburantit në 2014-ën me taksën Rama? Detyron edhe dikë këtu që të firmoste VKM se kishe frikë mos shkoje në burg.
Ai firmoste VKM të ditën dhe shante qeverinë natën. Kujt i djeg le të qeshë. U shkrive kush e di sa kohë ke pa qesh. Kur të vijë SPAK me dhëmbë jo ky me protezë thuaj që më detyroi ai”, tha Basha.