Po kulloste bagëtitë pranë një parcele narkotikësh, lihet në burg pa afat 18-vjeçari në Gjirokastër

Pa Kategori

Publikuar: 14/10/2021

Po kulloste bagëtitë pranë një parcele narkotikësh, lihet në burg pa afat 18-vjeçari në Gjirokastër

Lihet në burg pa afat 18 vjecari nga Hormova në Gjirokastër i arrestuar në 12 gusht të këtij viti pasi po kulloste bagëtinë dhe afër tij ndodhej një parcelë me bimë narkotike.

I ndaluar pa asnjë prove individuale nga oficeri i policise gjyqësore Dorian Shimi i cili ka ushtruar dhe presion ndaj 18 vjecarit duke pohuar se duhet ta pranojë atë që ka bërë. Gjykata e rrethit ka dhënë vendimin burg pa afat dhe më pas avokati i palës e ka ankimuar vendimin në Gjykaten e Apelit ku kjo e fundit me gjykatese Miranda Andoni dhe prokuror Gjon Fushën pa asnje prove të re ka lënë në fuqi vendimin.

Jane paraqitur prova se 18 vjecari ishte me studime në Gjirokastër, ka dhënë provimet e matures si dhe pasditeve i shërbente nje te moshuare, deklarata këto qe nuk jane marrë parasysh nga gjyqtarja.

Te vetmet” prova “qe disponon prokuroria jane disa tuba llastiku te cilat nuk kanë ende nje autor dhe avokati pretendon se ka qenë oficeri i policisë gjyqësore ka qenë ai qe ka prishur provat per të mos u ndaluat autoret e vertete.

Burime bëjnë me dije se kjo parcelë është prishur për shkak të konflikteve të policeve me njëri-tjetin dhe se te implikuar kane qenë vete ata. Prokuroria e Gjirokastres nuk ve ne dispozicion asnjë prove qe vërteton se 18 vjecari ka qene i implikuar.