Graniti dhe Fifi nuk ndahen në asnjë moment nga njëri-tjetri. Së fundmi, dyshja kanë diskutuar rreth seksit.
Fifi e ka pyetur se sa të rëndësishëm e konsideron seksin në një marrëdhënie.
“Për mendimin tim seksi është 5 minuta, por puna është te dashuria. Kur ta bësh seksin me ndjenja ajo është shumë shumë gjë e madhe”, është përgjigjur Graniti.
Ai ka shtuar se nëse femra që dashuron nuk do i përmbushte dëshirat e tij seksuale, atëherë do diskutonin për të gjetur një zgjidhje.
“Nëse femra që unë dashuroj nuk përmbush dëshirat e mia seksuale atëherë mund të jetë problem, por do provoja dhe do diskutoja për të gjetur një zgjidhje ideale për të dyja palët”, ka thënë futbollisti.