Arrestimi i Gëllçit! Geraldo Durda: SPAK të përdorë të njëjtën metodë edhe për Fatmir Mediun, mos na iki, si Llalla

Pa Kategori

Publikuar: 12/10/2021

Arrestimi i Gëllçit! Geraldo Durda: SPAK të përdorë të njëjtën metodë edhe për Fatmir Mediun, mos na iki, si Llalla

Vëllai i Edisonit, 7 vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të RTSH-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale avokati Geraldo Durda, ka krahasuar çështjen e Thoma Gëllçit me ngjarjen Gërdecit duke thënë se e njëjta strategji e përdorur me Gëllçin të përdoret dhe për arrestimin e Fatmir Mediut në mënyrë që ai mos largohet nga vendi njëjtë si ish-prokurori Adriatik Lalla.

“Sipas standartit te vendosur nga ana e SPAK dje, Ku drejtori i RTSH u fut ne arrest me burg per shperdorim detyre se rrezikonte te ikte jasht shtetit mendoj se ky standart brilant nga ana e SPAK mund te perdoret dhe ndaj shtetasit te pandehur Fatmir Mediu duke mar hapin e pare me kerkesen per Kuvendin per te lejuar arrestimin e Fatmir Mediut qe te mos na iki dhe ky si Llalla por te bllokohet si drejtori i RTSH-se”, shkruan ai.