Prapaskena

A ka pasur llum në qeverisjen e PD? Basha: Ua them unë tani, patjetër që po! Mesazhi për Berishën: Kush mendon ta kthejë partinë në bunker…

Publikuar: 12/10/2021

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka folur lidhur me veprimin e tij të bërë ditën e djeshme ku shkarkoi nënkyretarin e Kosmionit të Sigurisë, Flamur Nokën.

Basha foli edhe për fjalët e përhapur në media lidhur me deklaratën e tij të bërë gjatë mbledhjes së grupit të demokratëve, ku raportohet të ketë thënë se: Edhe në qeverisjen e PD kishte pasur llum.

Sa i përket kësaj fraze të përmendur nga ai, Basha e pranoi se ishte i vërtetë fakti që edhe gjatë qeverisjes së PD kishte pasur llum, duke e demonstruar këtë me marrëveshjet dhe koncesionet që u ishin dhënë personave të caktuar të cilët sipas tij, sot shantazhohen dhe përdoren nga kryeministri Edi Rama.

“Jua them unë tani. Fraza të dala indirekt që janë sajesa dhe shpifje i shërbejnë Edi Ramës ata i shërbejnë vetëm pushtetit. Kjo është arsyeja përse kam marrë një vendi në datën 9 shtator për të shmangur cdo tollovitje që i shërben Edi Ramës.

Regjimi i tij nuk përbëhet vetëm nga zyrtare por edhe nga gazetarë. 30 vjet në qeveri vetëm pasurohen dhe tjetër varfërohen. Fokusi im është tek shqiptarët.

A ka pasur llum në qeverisjen e PD? Padyshim që po. Njerëz që kanë kontraata koncesionesh. Njerëz që janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer atij. Këto kontrata i përdorin për të shantazhuar demokratët”– u shpreh Basha.

Në fund ai kishte edhe një mesazh që siç duket i drejtohet ish-kryeministri Sali Berisha ku i thotë se nuk do të lejonte që PD të kthehej në një bunker të askujt.

“PD është shpresa e vetme e këtij vendi dhe e shqiptarëve për ndryshim. Kushdo që mendon se do e kthejë PD në bunker, të bishtave toën që i kemi pas pastruar dhe që demokratët e dinë kush janë. Nuk do lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve. Cdo gjë që e kam bërë e kam bërë”– tha kryedemokrati.



Më të lexuarat