Dosja / Kompanitë e bulmetit ‘Sinani Trading’ dhe “Kadra” rrezik për shëndetin e shqiptarëve, marrin tenderë dhe dërgojnë qumësht në kushte mizerabël

Pa Kategori

Publikuar: 10/10/2021

Dosja / Kompanitë e bulmetit ‘Sinani Trading’ dhe “Kadra” rrezik për shëndetin e shqiptarëve, marrin tenderë dhe dërgojnë qumësht në kushte mizerabël

Skandal me pasoja në jetën e qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe. Disa nga kompanitë e bulmetit që kanë fituar tenderët nuk kanë makina të posaçme me kushte higjenore për të dërguar qumështin dhe nënproduktet e tij. Furnizimi bëhet me mjete jashtë standardit

Nga një dosje voluminoze që disponon ‘Pamfleti’, kompanitë e përpunimit dhe shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij, të cilat lidhin kontrata me institucione publike, përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, për shkak të produkteve të bulmetit jashtë standardeve dhe pa kushte higjeno sanitare. Krahas lidhjeve klienteliste me drejtorë dhe kryebashkiakë të korruptuar, për të futur në xhep paratë publike me tendera korruptivë, disa kompani nuk ofrojnë as produktet sipas kushteve në kontrata. Krimi është i dyanshëm, si nga drejtoritë dhe bashkitë që pranojnë nënproduktet e qumështit, ashtu edhe përfaqësuesit e kompanive që mashtrojnë sidomos me kushtet higjeno- sanitare.Skandal me pasoja në jetën e qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe. Disa nga kompanitë e bulmetit që kanë fituar tenderët nuk kanë makina të posaçme me kushte higjenore për të dërguar qumështin dhe nënproduktet e tij. Furnizimi bëhet me mjete jashtë standardit.

Nga një dosje voluminoze që disponon ‘Pamfleti’, kompanitë e përpunimit dhe shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij, të cilat lidhin kontrata me institucione publike, përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, për shkak të produkteve të bulmetit jashtë standardeve dhe pa kushte higjeno sanitare. Krahas lidhjeve klienteliste me drejtorë dhe kryebashkiakë të korruptuar, për të futur në xhep paratë publike me tendera korruptivë, disa kompani nuk ofrojnë as produktet sipas kushteve në kontrata. Krimi është i dyanshëm, si nga drejtoritë dhe bashkitë që pranojnë nënproduktet e qumështit, ashtu edhe përfaqësuesit e kompanive që mashtrojnë sidomos me kushtet higjeno- sanitare.

Pjesë e listës së kompanive janë edhe ‘Sinani Trading’ dhe “Kadra”, përfituese të fondeve buxhetore, pasi furnizojnë masivisht institucionet publike, sidomos kopshtet, çerdhet, qendrat sociale, burgjet etj., me bulmet.

Kompania “Kadra” është në pronësi të Avni Dragjoshit, i cili ka marrë rreth 40 tendera të dyshimtë. Qendrat kryesore të klientelës së Dragoshit janë Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Kukësit, e cila drejtohet nga një prej kryebashkiakëve më të korruptuar në Shqipëri.

Ndërsa kompania “Sinani Trading”, e skeduar për afera korruptive dhe klientelizëm, është në pronësi të Ledion Sinanit, një nga protagonistët e vjedhjes masive të parave publike.

Ledion Sinani ka marrë rreth 220 tendera klientelistë nga bashkitë dhe drejtoritë kryesore. Ledion Sinani duket se ka trashëguar ‘zanatin’ e babait të ndjerë, Shemsi Sinani.

Historia është e zakonshme. Në korrik të vitit 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 4 vite burg për korrupsion me tendera Shemsi Sinanin, në atë kohë pronar i kompanisë së produkteve ushqimore “M. B. KURTI”. Shemsi Sinani, pasi u dënua, ndryshoi emrin e kompanisë nga “M. B. KURTI” në “Sinani Trading”. Më pas, në janar të vitit 2019, Shemsi Sinani e kaloi kompaninë në emrin e të birit, Ledion Sinani.

Për këto kompani, por sidomos për “Sinani Trading”, ka edhe disa raporte tronditëse nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në këto raporte konstatohet se si “Sinani Trading” mashtron institucionet sa i takon kushteve të sigurisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij. Madje, sipas një raporti të veçantë, “Sinani Trading” nuk ka as makinë të posaçme dhe me kushte higjenore për të transportuar bulmetin nga baxha tek institucionet, me të cilët ka lidhur kontrata. Nga dokumentet që ka administruar KLSH, kompanisë i mungojnë makinat e posaçme për transportin e qumështit, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e konsumatorëve, sidomos të fëmijëve, vetëm për hir të aferave korruptive me drejtorët dhe kryebashkiakët. Në vijim detaje nga dosja.