Ja kush e fundosi ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Pa Kategori

Publikuar: 09/10/2021

Ja kush e fundosi ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Dritare.net zbardh dosjen e hetimit të SPAK që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin. Sipas hetimeve të SPAK, Gëllçi favorizoi kompaninë fituese “TBS 96” edhe pse sipas KLSH kjo kompani nuk i plotësonte kualifikimet për të marrë pjesë në një tender të tillë. Ne tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” kanë qenë dy kompani, “EURO KONTAKT” dhe “TBS 96”.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shpallën kompaninë “TBS 96” fituese edhe pse kishte oferte 20 mln më të lartë. Pronari i kompanisë “EURO KONTAKT” Gent Prizreni, që nuk iu dha tenderi ka denoncuar ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe tre ish vartësit e tij, Juljan Tapi, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Sipas SPAK, Gëllçi ka skualifikuar padrejtësisht kompaninë “EURO KONTAKT”, ndërsa ka favorizuar kompaninë tjetër “TBS 96” që sipas raport të KLSH nuk përmbushte kriteret për t’u kualifikuar./M.T/dritare.net