Aksident në Tiranë/ “Benz-i” del nga rruga dhe përfundon në lokal, shoferi ia mbath

Pa Kategori

Publikuar: 09/10/2021

Aksident në Tiranë/ “Benz-i” del nga rruga dhe përfundon në lokal, shoferi ia mbath

Një aksident është shënuar këtë të Shtunë në rrugën ‘Ibrahim Dervishi’, në Tiranë.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje anë rruge.

Pas kësaj, 36-vjeçari është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç, pasi në rrugën ‘Ibrahim Dervishi’, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Punohet për kapjen, shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.