Aksion i madh në Tiranë nga Prokuroria dhe Policia, 6 të arrestuar

Pa Kategori

Publikuar: 08/10/2021

Aksion i madh në Tiranë nga Prokuroria dhe Policia, 6 të arrestuar

TIRANË

Një aksion i madh është duke u zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se aksioni ka të bëjë me veprat penale në fushën e farmaceutikës.

Siç mëson gazetarja Lala, deri më tani bëhet fjalë për 6të arrestuar. Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.