Bledi Çuçi paralajmëron emërimin e Ardi Veliut në detyra të tjera shtetërore: Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë të ruajë nivelin e tij

Pa Kategori

Publikuar: 07/10/2021

Bledi Çuçi paralajmëron emërimin e Ardi Veliut në detyra të tjera shtetërore: Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë të ruajë nivelin e tij

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi në ceremoninë e prezantimit të dejtorit të ri të Policisë së Shtetit, tha se Gledis Nano do të ketë punë të vështirë për të ruajtur nivelin ku e la Ardi Veliu për policinë e shtetit.

Çuçi tha se Veliu ka qenë një bashëpunëtor i mirë dhe i përgjegjshëm, dhe se ai do të vazhdojë të shërbejë në detyra të reja shtetërore, pa dhënë më shumë detaje.

Pjesë nga fjala e ministrit Bledi Çuçi:

Siç e tha drejtor Ardi, historia nuk fillon me një drejtor dhe nuk mbaron me një drejtor, unë me bindje të plotë them që drejtor Ardi Veliu gjatë 4 viteve të mandatit të tij, e ka çuar policinë e shtetit në nivelet më të mira që ka pasur.

Sot që Ardi lë stafetën nivelin e besueshmërisë e kemi 65%, për të mos folur në lidhje me statistikat që kanë të bëjnë me vrasjen, është shumë e rrallë që në çdo sektor dhe në çdo statistikë, policia e shtetit është superiore ndaj vetes së vetë.

Unë e falenderoj për bashkëpunimin korrekt që kemi pasur me njëri tjetrin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë e lartë në detyrë. Jam i bindur që Ardi ka ende shumë për ti dhënë Shqipërisë dhe besoj se dhe në detyra të tjera kaq të rëndësishme, për ti shërbyer atdheut besoj se do ti kryejë me nder dhe me përkushtim.

Por sot ka lënë stafetën, dhe nis rrugëtimin një oficer i ri karriere, zoti Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën, edhe për shkak të nivelit ku ka arritur sot policia e shtetit.