Rama bën gati ligjin për kalimin e bregdetit në duart e oligarkëve dhe klientëve të qeverisë, pritet revoltë popullore

Pa Kategori

Publikuar: 06/10/2021

Rama bën gati ligjin për kalimin e bregdetit në duart e oligarkëve dhe klientëve të qeverisë, pritet revoltë popullore

Në fillim të mandatit të tretë qeverisës, Edi Rama po përgatitet për të realizuar një nga grabitjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë, pikërisht zonën bregdetare, për ta kaluar atë në pronësi të oligarkëve dhe klientëve të qeverisë.

Grabitja e shekullit është kamufluar me një draft që ka përgatitur qeveria, duke e quajtur ligji për menaxhimin e integruar të zonës bregdatare.

Nisma është hartuar që në vitin 2020 në bashkëpunim të ngushtë me oligarkë dhe klientë të qeverisë, ndërsa Edi Rama paralajmëroi miratimin në fillim të këtij sesioni parlamentar, gjoja në kuadër të prioritetit madhor të qeverisë, për të mbrojtur bregdetin.

Thelbi i ligjit mafioz konsiston fillimisht kalimin e të gjithë vijës bregdetare në pronësi të shtetit.

Një nen i posaçëm parashikon se në rastet e shitjes së pronës private në bregun e detit nga çdo pronar, shteti ka të drejtën e parablerjes. Pra sipas këtij ligji askush nuk mund t’i shesë pronën në bregun e detit dikujt tjetër, pasi shteti shqiptar ka të drejtën e parablerjes. Dhe Edi Rama do ta përcaktojë vetë çmimin e blerjes së tokave në bregdet.

“Në rastet e shitjes së pronës private në bregun e detit, shteti ka të drejtën e parablerjes. Kriteret dhe procedurat e të drejtës së parablerjes përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në nenin 23 të ligjit.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohet rreptësisht çdo ndërtim i ri apo shtesë në vijën bregdetare.

Po çfarë do të bëjë Edi Rama pasi të shpronësojë pronarët shqiptarë të bregdetit?!

Zonat bregadetare do t’i kalojë në pronësi të oligarkëve. Ndërtimet në vijën  bregdetare me koncensione dhe PPP, theksohen shprehinisht në nenin 22 të ligjit, ku thuhet se “Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në  bregun e detit, me përjashtim të kontratave koncensionare/PPP, invetimeve  strategjike dhe ndërtimeve për infrastrukturë publike. Për ndërtimet ekzistuese në bregun e detit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Agjencia kërkon nga institucionet përgjegjëse verifikimin e dokumentacionit përkatës. Agjencia verifikon në bashkëpunim me institucionet përkatëse, kontratat në fuqi të dhëna në bregun e detit. Kontratat të cilat pas verifikimit rezultojnë të rregullta mbeten në fuqi deri në përfundimin e afatit”.

Edi Rama do të tentojë të vërë në rresht deputetët e tij për ta miratuar këtë ligj. Por, një lëvizje e tillë, mund të krijojë revolta dhe trazira në vend.

Së dyti, në lojë është Gjykata Kushtetuese, e cila mund ta rrëzojë ligjin e ri, siç ka hedhur poshtë ligjet e tjera për pronat të kësaj qeverie./Pamfleti