Është mbyllur protesta e mbajtur ditën e sotme përpara Kryeministrisë kundër rritjes së ccmimeve të energjisë elektrike, ushqimeve të shportës bazë, si edhe naftës dhe gazit.
Protesta nisi në orën 17:00 dhe zgjati mbi një orë. Ajo ishte organizuar nga qytetarë të thjeshtë dhe politikanët nuk ishin të mirëpritur.
Qytetarë të ndryshëm kanë mbajtur fjalën e tyre në këtë protestë, ku thelbi ishte marrja e masave për moslejimin e ngritjes së ccmimeve.
Në fund, një nga protestuestit renditi katër kërkesa për qeverinë:
-Ne propozojmë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.
-Kërkojmë uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.
-Heqjen e taksës së qarklullimit në naftë.
-Heqjen e akcizës së gazit.
Fjalën e mori dhe aktivisti Adriatik Lapaj, i cili lajmëroi se ata do të mblidhen sërish ditën e hënë në orën 17:00.
“Ditën e hënë në orën 5 do jemi këtu përsëri. Ndoshta bëhemi më shumë se sot ditën e hënë. Ku i dihet”, u shpreh Adriatik lapaj.