“Arrestohet Artan Hoxha!” Gazetari e merr me të qeshur: Të paktën të më kishin lënë një javë kohë si Adriatik Llallës

Pa Kategori

Publikuar: 06/10/2021

“Arrestohet Artan Hoxha!” Gazetari e merr me të qeshur: Të paktën të më kishin lënë një javë kohë si Adriatik Llallës

Një portal ditën e djeshme ka publikuar një lajm, në të cilin shkruante se është arrestuar gazetari investigativ, Artan Hoxha për vrasjen e dyfishtë të djeshme në Elbasan.

Vetë gazetari e ka shpërndarë këtë lajm në profilin e tij në facebook, por nuk e ka marrë seriozisht, teksa me ironi shkruan se “të paktën t’i kishin lënë një javë kohë si Adriatik Llallës”.

“Heuuuuu….

Me paskan arrestuar dhe une nuk di gje???!!!

Të pakten te me kishin lene nje jave kohe, për vetdorezim vullnetar, si Adriatik Llalla”, shkruan Artan Hoxha.