Ndryshime në Ministrinë e Financave, ikën sekretari i përgjithshëm. Kush e zëvendëson

Pa Kategori

Publikuar: 05/10/2021

Ndryshime në Ministrinë e Financave, ikën sekretari i përgjithshëm. Kush e zëvendëson

Arlind Gjokuta do jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Pas ndërrimit “politik” të drejtimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku ish-ministrja Anila Denaj, ia la vendin Delina Ibrahimajt, tashmë ky institucion i rëndësishëm do ketë dhe drejtim të ri “Administrativ”.

Burime mësojnë se Arlind Gjokuta ka marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, duke zëvendësuar kështu Oltion Muzakën.

Arlind Gjokuta së fundmi ka drejtuar Njësinë Speciale Anti-korrupsionit dhe Anti-evazion, në Kryeministri, ndërkohë që më herët ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, si dhe Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është ndër institucionet më të rëndësishme, nga i cili “hartohet dhe disbursohet” gjithë buxheti i shtetit.