“I dhimbshëm lajmi”, Armand Duka: Kosta Grillo, një personazh mjaft i dashur për tifozët

Pa Kategori

Publikuar: 05/10/2021

“I dhimbshëm lajmi”, Armand Duka: Kosta Grillo, një personazh mjaft i dashur për tifozët

Ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, për ndarjen para kohe nga jeta të komentatorit dhe gazetarit sportiv Kosta Grillo…

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19.

Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!” – shrkuan Duka në profilin e vet zyrtar në Facebook.