Derbi vishet bardhezi, Juventus i mjafton një gol ndaj Torinos

Pa Kategori

Publikuar: 02/10/2021

Derbi vishet bardhezi, Juventus i mjafton një gol ndaj Torinos

uventusi ka fituar me shumë vështirësi derbin e qytetit përballë Torinos me rezultatin 0-1.

Zonja e Vjetër e ndjeu shumë mungesën e sulmuesve të saj kryesorë në këtë ndeshje, e cila u zgjidh falë një goli të Locatellit në minutën e 86 të takimit.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe me raste nga të dyja krahët, por që në fund triumfuan bardhezinjtë, të cilët duken moralisht më mirë dhe pas fitores në Champions ndaj Chelsea.

Tashmë, Juventusi hipotekon fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e 8 në klasifikim.