Tragjike! Përplaset për vdekje shqiptarja në Itali, para 10 ditësh kishte humbur babanë

Pa Kategori

Publikuar: 01/10/2021

Tragjike! Përplaset për vdekje shqiptarja në Itali, para 10 ditësh kishte humbur babanë

Një 51-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Itali ditën e djeshme, si pasojë e në aksidenti të rëndë. Sipas medive italiane aksidenti u regjistrua në Porto Potenza, ku shqiptarja e identifikuar si Albana Bega u përplas nga një makinë disa qindra metra larg shtëpisë së saj, teksa po lëvizte në rrugë me biçikletë në Porto Potenza.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’ mbijetonte plagëve të mara.

Një tragjedi brenda tragjedisë kjo për familjen e saj, pasi vetëm 10 ditë më parë 51-vjeçarja kishte humbur të atin. Ajo jetonte në Itali prej 20 vitesh, ndërsa la pas bashkëshortin dhe një djalë.