Grabitet Messi, hajdutët hynë në hotelin ku po qëndronte ai, vidhen gjëra me vlerë prej mijëra eurosh

Pa Kategori

Publikuar: 01/10/2021

Grabitet Messi, hajdutët hynë në hotelin ku po qëndronte ai, vidhen gjëra me vlerë prej mijëra eurosh

Lionel Messi thuhet se ka qenë viktimë e një grabitjeje në të cilën hajdutët kanë vjedhur mijëra paund të gatshme dhe stoli të ndryshme.Bastisja thuhet se u krye të mërkurën e kaluar në hotelin me pesë yje Le Royal Monceau në Paris, sipas The Sun.

Është raportuar se një bandë u ngjit me shkallë nga pjesën e jashtme e ndërtesës dhe hyri përmes një dere të hapur të ballkonit, në hotelin e Parisit.

Katër dhoma të tjera u vunë gjithashtu në shënjestër, me hajdutët që vodhën gjëra me vlerë mijëra paund.