Berisha vijon betejën, njofton foltoren e radhës, ja në cilin qytet do të jetë nesër

Pa Kategori

Publikuar: 30/09/2021

Berisha vijon betejën, njofton foltoren e radhës, ja në cilin qytet do të jetë nesër

Takimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët do të jetë në qytetin e Shkodrës.

“Foltorja” në këtë qytet do të mbahet të premten në orën 18:00, në sallën e Kinema Milenium.

“Nesër, ditën e premte më datën 1 Tetor në ora 18:00, në sallën e Kinema Milenium të qytetit të Shkodrës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratët dhe demokratët e Shkodrës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, shkruan Berisha, në një postim në rrjetet sociale.