“Nuk kam motiv të jetoj”, fjalët rrëqethëse të babait të Saimir Hoxhës, polici kishte dy djem të vegjël, i rritur nga prindër mësues

Pa Kategori

Publikuar: 29/09/2021

“Nuk kam motiv të jetoj”, fjalët rrëqethëse të babait të Saimir Hoxhës, polici kishte dy djem të vegjël, i rritur nga prindër mësues

Saimir Hoxha do të përcillet sot në banesën e fundit. Nënkomisari i Lezhës ishte babai i dy djemve 1 dhe 3 vjeç teksa ishte rritur nga dy prindër mësues.

44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave. Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se babai i tij 85-vjeçar ka thënë se “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.

Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Pasi kishte asgjesuar një parcelë me kanabis në Kune-Vain me dy kolegë të tjerë ndaluan një automjet të dyshimtë.

Ai i kërkoi të riut Rama dokumentet e identifikimit, por ky i fundit e refuzoi duke e qëlluar dy herë me armë.