“Mbledhja online tregon frikë nga debati”, Spaho në Komisionin e Ekonomisë: Po na detyroni të mos…

Pa Kategori

Publikuar: 29/09/2021

“Mbledhja online tregon frikë nga debati”, Spaho në Komisionin e Ekonomisë: Po na detyroni të mos…

Ka vazhduar në të njëjtën mënyrë mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ashtu siç është lajmëruar nga mazhoranca pra në formatin online.

Deputetët e PD, kanë ngritur sërish pretendimet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me organizimin e mbledhjeve të Komisioneve të Përhershme. Edmond Spaho tha se mbledhjet online tregonin se mazhoranca kishte frikë nga debati, gjithashtu tha se nuk po zbatohej asnjë qasje e re ndaj opozitës duke i detyruar ata që mos të jenë prezentë në debatet politike.

Deputeti i PD, Edmond Spaho

Hapen shkollat, hapen gjimnazet, mbledhjet e qeverisë bëhen me prani fizike, ju këmbëngulni që të zhvilloni punën me komisionet e përhershme të kuvendit online. Kjo tregon frikë nga debati. Nuk ka pse të keni frikë, demokracia pa debat është e mbaruar.

Sot bota po i kthehet normalitetit. Komisionet dueht të zhvillohen fizikisht në mënyrë që shqiptarët të shohin debatet. Mendoj se duhet të reflektoni. Kyreministri foli pëqr qasje të re ndaj nesh, pro në fakt po tregoni një qasje edhe më të vjetër sespe nuk po lejoni as debatin në Komision.

Po e detyroni opozitën të mos jetë prezente në asnjë debat politik. Duhet të hiqni dorë nga jo marrëzi që e keni filluar që në muajin e parë të mandatit tuaj.