Video/ “Ik mos na rr*j k****”! Efektivët e Policisë në Lezhë sherr me gazetarët pas ekzekutimit të kolegut

Pa Kategori

Publikuar: 28/09/2021

Video/ “Ik mos na rr*j k****”! Efektivët e Policisë në Lezhë sherr me gazetarët pas ekzekutimit të kolegut

Situatë e tensionuar në zonën ku u ekzekutua efektivi i Policisë, Saimir Hoxha në Lezhë. Një video e publikuar tregon çastet kur efektivët shtyjnë me duar jashtë perimetrit të sigurisë gazetarët e pranishëm në vendngjarje.

“Ik! Ik mos na rr*j ka**n të mbarojmë punë. Ik po të them, na lër rehat”, i drejtohet një prej efektivëve të veshur civil një gazetari. “Jemi të stresum të lutem, ik atje te gardhi”, dëgjohet të thotë një tjetër.