Kush është oficeri i Krimeve të Rënda që u vra në krye të detyrës në Lezhë (FOTO)

Pa Kategori

Publikuar: 28/09/2021

Kush është oficeri i Krimeve të Rënda që u vra në krye të detyrës në Lezhë (FOTO)

Nga përplasja mes policisë me grupet kriminale të cilët ruajnë plantacionet e kanabisit ka mbetur i vdekur oficeri i krimeve të rënda, 44 vjeçari Saimir Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 dhe efektivi i policisë ka mbetur i vrarë në krye të detyrës pasi po bëheshin kontrolle për kanabisin që kultivohej nga grupe kriminale në Lezhë.

Trupi i oficerit të krimeve të rënda u gjet nga kolegët e tij gjatë paradites së sotme. Ndërsa janë shpallur në kërkim si autorë të ngjarjes vëllezërtit Aldo Rama dhe Selim Rama nga Elbasani.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar me inicialet A.R.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.