Kaos në pikat e karburantit, plas sherri me thika mes shoferëve për pak benzinë (Video)

Pa Kategori

Publikuar: 28/09/2021

Kaos në pikat e karburantit, plas sherri me thika mes shoferëve për pak benzinë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër pasi pritja e gjatë dhe radhët në pikat e karburantit kanë irrituar britanikët të cilët kanë arritur të marrin thika me vete për të siguruar pak benzinë.

Një shofer britanik në jug-lindje të Londrës, i irrituar nga pritja e gjatë dhe radhët kilometrike për pak benzinë, debatoi me një shofer tjetër, pa hezituar të nxirrte edhe thikën.

Siç shihet në video, shoferi i tërbuar iu drejtua shoferit tjetër dhe duke e kërcënuar me thikë, i kërkoi të zbriste nga makina.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë të cilët ndërhynë për neutralizimin e situatës.