E rëndë! Vdes papritur mësuesja në Pogradec, familjarët akuzojnë mjekët (FOTO – EMRI)

Pa Kategori

Publikuar: 28/09/2021

E rëndë! Vdes papritur mësuesja në Pogradec, familjarët akuzojnë mjekët (FOTO – EMRI)

Një grua 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit. Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.