Komisioni Zgjedhor Gjerman ka përditësuar rezultatin e zgjedhjeve në orën 23:00.
Sipas shifrave të publikuara, situata nuk duket e mirë për Unionin, Kristian Demokratët e CDU dhe partinë motër CSU.
Nga numërimi i 41 prej 299 zonave elektorale, rezulton se SPD ka fituar plot 23 për qind të votave, ndërsa CDU/CSU diku rreth 20 për qind. Shifrat tregojnë një rritje me 3 për qind për SPD-në krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë.
Ndërsa CDU e CSU, kanë rënë të dyja me nga 4 për qind. Këto janë zgjedhjet e para që pas largimit të kancelares Angela Merkel.