Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një vajzë

Pa Kategori

Publikuar: 25/09/2021

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një vajzë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë. Nga të shtënat është plagosur një vajzë e cila është transportuar në spital.

Plagosja ka ndodhur në zonën e njohur si Poliklinika në Vlorë. Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e plagosjes ndërsa ende nuk dihet gjendja e të resë dhe arsyet e konfliktit mes tyre