Identifikohen edhe dy persona të tjerë nga ‘grupi i çunave’ që rrëmbyen dhe dhunuan live të famshim e Tik-Tok-ut Kozak Braçin, me urdhër të Fabio Dushkut, një personazh i botës së krimit, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.
Prapaskena mëson se ata janë Elvis Duraku dhe Albi Duraku, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin kriminal të Daniel Dushkut, për rrëmbimin e Kozat Braçit, i cili u dhunua, u poshtërua dhe u detyrua që t’i kërkonte falje Fabio Dushkut për sharjet live në Tik-Tok.
Daniel Dushku është vëllai i Fabio Dushkut.
Elvis dhe Albi Duraku janë dy djemtë, të cilët qëllonin mbrapa në makinë Kozak Braçin, duke e detyruar të thoshte fjalë banale kundër vetes dhe t’i kërkonte falje Fabio Dushkut.
Vetë Kozak Braçi ka pretenduar se për rrëmbimin e tij janë agazhuar herë 13 vetë, herë 15 dhe herë 20 vetë. Megjithatë, në video u shfaqën 4 vetë, shoferi, Daniel Dyshku para duke bërë videon, si dhe Elvis dhe Albi Duraku pas, të cilët kishin futur në mes Kozak Braçin.
Policia deri më tani ka shpallur në kërkim Daniel Dushkun. Ngjarja e rëndë ka pushtuar rrjetet sociale.