Prapaskena

VIDEO/ “Hë si u gdhive xhaxha?” I moshuari kapet “mat” nga policët, kur po vadiste hashashin në tokën e tij

Publikuar: 23/09/2021

Një i moshuar në jug të vendit është arrestuar në flagrancë teksa ishte duke vaditur kopshtin. Por në kopshtin e tij nuk kishte mbjellë zarzavate ashtu siç ndodh zakonisht, por disa parcela me kanabis.

Në një video të publikuar në media, një i moshuar kapet mat nga punonjësit e policisë, teksa ishte duke vaditur bimët me hashash.

Kur policia e kap duke vaditur, i moshuari trembet pasi punonjësit e policisë e pyesin “hë si u gdhive”.

Në këtë moment, i moshuari hedh zorrën e ujit me të cilën ishte duke ujitur dhe arrestohet nga policia e cila më pas asgjeson edhe lëndën narkotike.



Më të lexuarat