Prapaskena

Llabani: Llalla do kërkojë azil në një vend që nuk pranon ekstradimin

Publikuar: 23/09/2021

Llabani: Llalla do kërkojë azil në një vend që nuk pranon ekstradimin
E Enjte, 23 Shtator 2021, 21:12

“Llalla do kërkojë azil në një vend që nuk pranon ekstradimin”. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV gazetarja Anduena Llabani teksa fliste për dënimin e ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Siç u shpreh Llabani, ish-prokurori i përgjithshëm nuk është treguar naiv, por ka marrë si provë për të kërkuar azil dokumente të cilat vërtetojnë shantazhet dhe kërcënimet që ai ka marrë gjatë kohës që ushtronte detyrën.

“Si provë për të kërkuar azil, Llalla nuk është treguar naiv. Ai ka marrë dokumente të cilat vërtetojnë shantazhet dhe kërcënimet që ai ka marrë gjatë kohës që ushtronte detyrën, si dosja me emra për kërcënimin nga amerikanët për mbylljen e çështjes hetimore ndaj Bankers, si dhe arrestimin e Metës”, tha Llabani.



Më të lexuarat