Del fotoja! Adriatik Llalla me valixhe në stacionin e trenit në Romë

Pa Kategori

Publikuar: 22/09/2021

Del fotoja! Adriatik Llalla me valixhe në stacionin e trenit në Romë

Një foto e publikuar në emisionin “Opinion” tregon ish –kryeprokurorin Adriatik Llalla, ndërsa pret në një stacion të trenave të shpejtësisë së lartë në Itali.

Sikurse u komentua në studio, nga sa duket është fjala pikërisht për stacionin e Romës, ndërsa Llalla shihet me një maskë dhe një valixhe, çka tregon se fotoja është e kohëve të fundit, ndonëse nuk dihet një datë ekzakte.

Sipas informacioneve jozyrtare të gazetares Klodiana Lala, ish-Kryeprokurori ndodhet në Zvicër. Ka zëra se ai është larguar aty përmes Italisë, ndërkohë që një tjetër burim thotë se ka shkuar aty përmes Turqisë. Gjykata vendosi denimin me 2 vite burg per ish-kryeporkurorin.