Ndërkohë që shumë vajza në Tiranë apo edhe në qytete të tjera mendojnë se çfarë fustani do të veshin për të dalë në Bllok, këto vajza në Dibër mendojnë për acarin dhe të ftohtin që duhet të durojnë për të mbijetuar.
Një qytetar nga Dibra që jeton jashtë Shqipërisë, konkretisht në Greqi, por që erdhi për disa ditë në vendin e tij, ka fokusuar në aparat këto vajza, të cilat janë të veshura me çizme dhe me bluza, për të punuar më lehtë. Ato ngrenë dëngje të mëdha me kashtë, si dhe shkojnë në mal për të ruajtur kope të mëdha me dele.
“Përshëndetje JOQ! Isha në Shqipëri në këto ditë të ftohta dhe desha të ndaj me ju jetën dhe sfidën që kalojnë vajzat e reja dibrane me këto foto. Kishin një kope me dele dhe kalonin tmerrin duke ngarkuar ushqimin në shpinë, madje mbanin edhe ujë, ruanin delet, shkonin në mal dhe prisnin dëllinja për blektorinë. Këto foto janë bërë në një fshat të thellë në Cafmurre, unë dua t’i falenderoj këto vajza”,– është shprehur Miftar Shehi, i cili ndryshe nga të tjerët, nuk kërkon që të rrijë anonim, por të tregojë me zë të lartë këtë pjesë të Shqipërisë që shumë pak e njohin.