Të akuzuar për vrasjen e babë e birë në Elbasan, dërgohet për gjykim në GJKKO dosja e Adrian dhe Florenc Çapjes

Pa Kategori

Publikuar: 21/09/2021

Të akuzuar për vrasjen e babë e birë në Elbasan, dërgohet për gjykim në GJKKO dosja e Adrian dhe Florenc Çapjes

Është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, dosja e Ardian dhe Florenc Çapjes. Raportohet se gjithashtu si të pandehur janë thërritur, Klajdi Dokoli, Etjen Cani dhe Olsi Leku.

Gjithashtu, pritet të merret dhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhit. Ky i fundit, ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri.

Më tej, gazetarja Lala theksoi se Olsi Leku, i cili njihet me disa emra, nuk do të ekstradohet nga Greqia, ku është dhe i arrestuar. Gjithashtu, e njëjta masë pritet të merret edhe ndaj Floenc Çapjas, i cili aktualisht ndodhet në Dubai.