Një burrë që u portretizua në një film si një hero shpëtues gjatë gjenocidit në Ruandë, është dënuar për terrorizëm nga një gjykatë.
Sipas mediave të huaja, Paul Rusesabagina u shpall fajtor për mbështetjen e një grupi rebel i cili vrau civilë në sulmet e vitit 2018.
Familja e tij ka pohuar se ai u dërgua në Ruandë me forcë. Udhëtimi i Rusesabagina nga figura e famshme në armikun shtetëror ndodhi ndërsa kritikat e tij ndaj qeverisë u rritën.
Në një periudhë prej 100 ditësh nga prilli 1994 – 800,000 njerëz, kryesisht nga grupi etnik Tutsi, u masakruan.
Në filmin e nominuar për Oscar “Hotel Ruanda”, Rusesabagina, të luajtur nga Don Cheadle, u tregua se si e nisi si menaxher hoteli e arriti të mbrojë më shumë se 1.000 njerëz që kishin kërkuar strehim.

Por ndërsa profili i tij u ngrit pas publikimit të filmit në vitin 2005, kritikat e tij ndaj qeverisë pas gjenocidit dhe presidentit Paul Kagame fituan një audiencë më të gjerë.
Duke jetuar në mërgim, ai vazhdoi të drejtonte një koalicion opozitar, i cili kishte një krah të armatosur – Fronti Nacional Çlirimtar (FLN).
FLN u akuzua për kryerjen e sulmeve në vitin 2018, në të cilat autoritetet thanë se u vranë nëntë persona.
Ndërkohë familja e Rusesabagina ka thënë se ai u rrëmbye dhe u dërgua me forcë në Ruanda vitin e kaluar.
Por në gjykatë, një dëshmitar foli për mënyrën se si ai kishte mashtruar Rusesabagina në një aeroplan në Dubai duke i thënë se po fluturonte për në Burundin fqinj.