Prapaskena

Akademia e Shkencave: Mbi 73% e popullsisë e imunizuar ndaj COVID deri më tani! Duhet një dozë e tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët

Publikuar: 20/09/2021

Akademia e Shkencave ka nxjerrë një studim të ri, sipas së cilëve 73.3% e popullsisë ka arritur imunizimin ndaj virusit COVID-19.

Ky është rezultati i studimit të fazës së tretë, që përkon në periudhën 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021, ku morën pjesë 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave të mjekëve të familjes.

Ajo që është interesante në këtë studim, është rekomandimi për vaksinimin e 12 vjeçarëve me një dozë të vetme vaksine, e ndërsa për 60-vjeçarët rekomandojnë marrjen e një doze të tretë.

Nisur nga fakti që vaksinimi i 12-vjeçarëve është një temë e cila ka ndezur shumë debat në mbarë botën, në këtë studim specifikohet që duhet të vaksinohen vetëm ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike.

 



Më të lexuarat