Nga Adiatik Doçi
Me sa duket do të kemi një komision të tretë hetimor për shkarkimin e Ilir Metës!
Ilir Meta befas ka nisur të sillet si President normal për të shtyrë në kohë publikimin e vendimit të DASH për shpalljen e tij në listën e zezë për korrupsion madhor dhe shantazh ndaj drejtësisë, shtyrje e cila mendon se mund ta ndihmojë për t’i shpëtuar shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese.
Nga përbetimi se do të jepte dorëheqjen nëse Edi Rama do merrte 71 mandate u shndërruar në një lepurush, i gatshëm për t’u bërë pjesë e qeverisë Rama III.
Sot Ilir Meta po luan rolin e atij të çmendurit në fazën normale pasi ka kaluar krizën me përpëlitje në dysheme, komplote dhe luftë me SHBA-në te Mali me Gropa.
Sali Berisha të paktën e ruan dinjitetin, fytyrën dhe karakterin e tij të lig.
Ndërsa Ilir Meta ka veshur fustatin e Bilushit.
Sjellja e tij prej eunuku politik krijon perceptimin për një pazar të mundshëm për ta shpëtuar nga shkarkimi në Gjykatën Kushtetuese ose për të shtyrë në kohë vendimarrjen, duke vënë në lëvizje Komisionin e Venecias.