Interi “keqtrajton” Bolonjën dhe merr kreun, fiton me rezultat të thellë

Pa Kategori

Publikuar: 18/09/2021

Interi “keqtrajton” Bolonjën dhe merr kreun, fiton me rezultat të thellë

Interi ka fituar me rezultatin 6-1 ndeshjen përballë Bolonjas në Serie A, duke lënë pas në këtë mënyrë humbjen zhgënjyese në mesjavë ndaj Realit në Champions League dhe barazimin në kampionat ndaj Sampdorias.

Zikaltrit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, kur brenda 35 minutash shënuan 3 herë me Martinez, Skriniar dhe Barrella.

Miqtë ishin të pafuqishëm përballë furisë së vendasve që shënuan dhe 3 herë të tjera me Vecino dhe boshnjakun Dzeko, që e gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Bolonja e shënoi golin e nderit në fund të takimit me Theate.

Tashmë, pas 4 javësh kampionat, Interi ka grumbulluar 10 pikë duke marrë përkohësisht vendin e parë në renditje.