Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i ka dhënë një mesazh të fortë sot SPAK-ut, duke i kërkuar në mënyrë ultimative hetimin dhe arrestimin e Sali Berishës, duke iu referuar dosjes së SHBA për shpalljen e tij dhe të Familjes së të tij në listën e zezë.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Yuri Kim tha se autoritetet hetimore shqiptare nuk mund të heshtin dhe të rrinë indiferente, kur SHBA shpall non grata në politikan për korrupsion madhor.
Kim tha se dosja e Berishës është e bazuar mbi prova, duke i kërkuar SPAK që të veprojë.
“Pavarësisht nëse këto vendime janë për në Shqipëri apo ndokund tjetër në botë, siç e thashë më herët, në momentin që këto vendime çertifikohen nga Sekretari i Shtetit dhe shpallen nga Sekretari i Shtetit, ato janë shumë të dukshme dhe do të ishte me vend që autoritetet vendase të shikonin masat”, tha Kim.