EMRAT- VIDEO/ Shihni përplasjen e fortë të makinës me motorin, ndërron jetë 60-vjeçarja

Pa Kategori

Publikuar: 16/09/2021

EMRAT- VIDEO/ Shihni përplasjen e fortë të makinës me motorin, ndërron jetë 60-vjeçarja

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sonte në autostradën që lidh Lezhën me Shkodrën.

Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Liza Daija, 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë dhe ka marrë dëmtime bashkëshorti shtetasi Fran Daija, 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip” Benz ” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.