Auron Tare publikon investigimin: Instituti i Trashëgimisë Kombëtare, studime më të shtrenjta se restaurimi i monumenteve të dëmtuara nga tërmeti

Pa Kategori

Publikuar: 16/09/2021

Auron Tare publikon investigimin: Instituti i Trashëgimisë Kombëtare, studime më të shtrenjta se restaurimi i monumenteve të dëmtuara nga tërmeti

Aktivisti dhe studiuesi, Auron Tare, përmes një postimi në Facebook ka hedhur dyshime të forta mbi rolin e Institutit të Trashëgimisë Kombëtare mbi mbarëvajtjen e trashëgimisë kulturore. Ai ka publikuar një investigim të bërë nga portali faktoje.al dhe disa organizata ndërkombëtare mbi përdorimin e fondeve të restaurimit të Monumenteve të Kulturës të dëmtuara nga tërmeti.

“Portali Faktoje.al një portal mjaft serioz investigativ i mbështetur nga disa organizata ndërkombëtare ka postuar pjesë nga hulumtimi mbi përdorimin e fondeve të restaurimit të Monumenteve të Kulturës të dëmtuara nga tërmeti. Siç mund ta lexoni Instituti i Trashëgimisë Kombëtare ka kryer studime me vlere shume më të lartë se restaurimi i monumenteve duke hedhur dyshime të forta mbi rolin e këtij Institucioni dhe mbarëvajtjen e tij në dobi të Trashëgimisë Kulturore”, shkruan Tare.